Kryetari i ri i Këshillit të Qarkut Gjirokastër do të jetë Lindita Rova. Ajo është zgjedhur në këtë post me shumicë votash duke qenë edhe kandidatja e vetme e propozuar në mbledhjen e parë të Këshillit të Qarkut. Anëtarët ranë dakord që votimi të ishte i hapur. Lindita Rova është e para grua që drejton Këshillin e Qarkut Gjirokastër. Prej vitit 2013 ajo ka mbajtur postin e drejtoreshës së Arsimit nē Gjirokastēr. Nënkryetar i Këshillit u zgjodh Hodjan Selmani nga Këlcyra.