“Përshpirtje për Petrit Rukën”

Mes familjarësh dhe miqsh të Petrit Rukës i dorëzuam bashkëshortes, Zhanetës, titullin e nderit “Nderi i Qarkut” për Petrit Rukën me motivacionin:
“Për krijimtarinë e tij letrare dhe kinematografike, si poet, skenarist, shkrimtar e publicist i shquar”
Mes kujtimesh të ëmbla dhe dritëhije emocionesh, lotësh e mallëngjimi plotësuam një merak të mbetur pezull. Pandemia dhe sëmundja e pashërueshme e Petjas nuk na mundësoi dorëzimin e titullit sa ishte gjallë.
Emocione pa fund përcollën miqtë e tij e mbi të gjitha Kudret Alikaj me recitimin e poezisë së të madhit Petrit Ruka.
Besoj që fjalën më të gjetur për poetin e madh e ka thënë Pëllumb Kulla:
“Petriti është një farë që duhet mbjellë”
Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp