Gëzuar ditën e çlirimit Gjirokastër!

Lavdi dëshmorëve që derdhën gjakun për të jetuar ne të lirë!
Në bustin e heroinave simbol të qëndresës dhe luftës kundër okupatorit nazi-fashist, në 76 vjetorin e çlirimit të qytetit të gurtë zgjodhëm të nderojmë propozimet e Organizatës së Veteranëve të L.A.N.Ç. me titullin “Nder i Qarkut”:
Me motivacionin “Për kontribut të shquar në L.A.N.Ç. dhe në rindërtimin e vendit dhe edukimin e brezit të ri” i jepet “Nderi i Qarkut” Z. Çaush Kondi.
Me motivacion “Për kontribut të shquar në L.A.N.Ç. dhe në rindërtimin e vendit” i jepet “Nderi i Qarkut” Z. Xhevo Jupi.
Me motivacionin “Për kontribut të shquar në L.A.N.Ç. deri në çlirimin e plotë të atdheut dhe rindërtimin e vendit” i jepet “Nderi i Qarkut” Znj. Nebo Dhromi.
Me motivacionin “Për kontribut të shquar në L.A.N.Ç. dhe edukimin e brezit të ri” i jepet “Nderi i Qarkut” Z. Vaso Cici”.
E nderuar që pata mundësinë të respektoj figura me kontribute të tilla!
Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp