“Odat e isopolifonisë”

Këshilli i Qarkut Gjirokastër organizoi edicionin e parë të aktivitetit “Odat e isopolifonisë” me pjesëmarrjen e grupeve të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme.
Intrepretime përtej pritshmërive të nxënësve tanë të talentuar. Kënga isopolifonike, vallet e kënduara, pjesët instrumentale, vallet popullore rrinin kaq bukur në brezin e ri, duke premtuar trashëgim të sigurt të vlerave tona unikale.
Mjeshtrat e polifonisë dhe kulturës popullore për gati katër muaj ngritën dhe mësuan grupet e nxënësve tanë. Një falenderim i veçantë shkon për Koço Vasilin, Roland Çenkon, Shkëlqim Guçen e Andon Tunin për punën e mrekullueshme bërë me grupet e shkollave.
Një falenderim i veçantë për zyrat arsimore Gjirokastër e Dropull, pa bashkëpunimin e të cilave, asgjë nuk do ishte e mundur.
Fëmijët e odave të isopolifonisë nuk rrëmbyen vetëm duartrokitjet e merituara të publikut e të bashkëmoshatarëve të tyre, por rrëmbyen mbi të gjitha zemrat e artdashësve gjirokastritë.
Aktivitetin e përshëndetën këngëtarët e vegjël të studios muzikore “Haxhi Selfo” të cilët sollën nota freskie në odën tonë.
Mirë u takofshim në edicionin e dytë!
Facebook
Twitter
LinkedIn
WhatsApp