Festivali Folklorik Kombëtar, Gjirokastër 2023, i filloi tregimet me grupet e Bashkisë Gjirokastër.
Për më shumë se dy orë, grupi i punës dëgjoi me vëmendje dhe kënaqësi njëzetë grupe përfaqësuese të të gjitha njësive administrative të Bashkisë Gjirokastër.
FFK Gjirokastër 2023, Edicioni XI, i cili do të startojë më 24 qershor, është aktiviteti më i rëndësishëm kombëtar i trashëgimisë kulturore jomateriale. Në skenën e kalasë së Gjirokastrës do të promovohen vlerat më të mëdha etnokulturore të popullit tonë.
Grupi i punës së Këshillit të Qarkut Gjirokastër vlerësoi seriozitetin dhe përkushtimin e punës së të gjitha grupeve. Tregimet do të vazhdojnë me bashkitë Tepelenë, Përmet e Dropull për të përcaktuar përfaqësuesit e qarkut Gjirokastër në tregimin e qarkut.
Suksese grupeve që do të kalojnë në fazën e dytë!